Legjenda e pop-it, Madonna është shprehur se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi, pasi testit të kryer ndaj Covid-19
61-vjeçarja e bëri zbulimin në një video në Instagram të enjten, si pjesë e “serive online”, të emërtuara “Ditarët e karantinës”.
“Bëra testin. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, kështu që nesër do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do ul xhamin dhe do marr frymë në ajrin COVID-19.”
Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka patur ndonjë simptomë.
Sidoqoftë, është akoma e paqartë nëse antitrupat mund të ofrojnë mbrojtje (imunitet) kundër infektimit përsëri. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht shprehen se nëse keni antitrupa, jo domosdoshmërisht jeni imun ndaj virusit.