Shumë skuadra franceze të pakënaqura me përfundimin e kampionatit

0
Gjigandi

Anulimi i sezonit në Ligue 1 si renditje përfundimtare tabelën aktuale, ka shkaktuar zemërim të madh te disa klube.

Ato që ishin pranë Evropës dhe ato që duhet të bien një kategori më poshtë, kanë thënë se do të kërkojnë drejtësi, duke e cilësuar këtë vendim shumë të padrejtë.

Paraprakisht Lyon dhe Monaco kanë shprehur revoltën e tyre ndaj këtij vendimi.

Amiens, një skuadër që duhet të largohet nga Ligue 1 me vendimin e fundit, ka paralajmëruar ankesën, por një herë do të studiojë arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Skuadra e Amiens renditet në vendin e 19, dhe së bashku me Nimes dhe Toulouse, duhet të garojnë në Ligue 2 sezonin e ardhshëm.

RonaTyra

Ankesë ka paralajmëruar edhe Lyon, që me mbylljen e parakohshme të sezonit ka mbetur jashtë zonës së Evropës, për herë të parë në 23 vitet e fundit./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu