Icardi nga PSG gjeti një mënyrë për të provokuar Interin

0
Gjigandi

Mauro Icardi ka provokuar tifozët e Interit teksa gjendet te PSG.

Nëse Icardi do të largohej nga Inter për një arsye tjetër dhe jo atë që vërtet u largua, sot do të kishte statusin e një legjende në këtë klub, si golashënuesi i shtatë në renditje.

Argjentinasi i cili ndodhet në huazim te PSG, ka bërë ‘LIKE’ një postim në Instagram, i cili u mor si provokim nga tifozët e Inter.

Është Bojan Krkic që postoi në Instagram një kujtim nga ndeshja Barcelona – Inter e vitit 2010, ku një gol i spanjollit edhe pse ishte i rregull u anulua, gjë që i mundësoi Interit kalimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Krkic me postimin e tij ka lënë të kuptohet se po të kishte VAR, situata do të ishte ndryshe në atë ndeshje.

RonaTyra

Icardi pëlqeu atë postim, dhe pse bëhej fjalë për diçka kundër ish skuadrës së tij, fanellën e të cilës e veshi për gjashtë vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu