Hoeness optimist: Bayern ka shanse të mira për të fituar tripletën

0
Gjigandi

Kampionët e Bundesligës kanë synimin edhe në dy trofe të tjerë.

Skuadra e udhëhequr nga Hansi Flick, Bayern Munich, nuk ka kënaqur egon vetëm me triumfin në kampionatin gjerman.

Sipas fjalëve të Uli Hoeness, skuadra do të synojë tripletën. Madje, Hoeness shprehet optimist duke thënë se bavarezët kanë shanse të mira për të bërë një gjë të tillë.

“Nëse skuadra jonë mund ta mbajë këtë fgormë, ne kemi shanse të mira për të fituar gjithçka”, ka thënë Hoeness për ‘Blicksport’.

“Shpresoj që skuadra mund të mbajë ritmin”, shtoi ish presidenti i Bayern.

RonaTyra

Bayern Munich kanë treguar një fytyrë krejtësisht tjetër nën urdhrat e Flick, duke qenë më shumë sesa dominues në Bundesliga.

Këtë ritëm synojnë ta mbajnë edhe në garat evropiane, me përkushtim të veçantë në Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu