Vetëm dy javësh; Sara Hoxha publikon foton e të voglit Roman!

0
Gjigandi

Më 11 tetor Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë, teksa familjes ju shtua Roman.

Vetëm dy javë pas lindjes, mami Sara ka ndarë një postim ku duket më i vogli i familjes në kraharorin e mamit, e si për t’ja shtuar edhe më dozën e ëmbëlsisë dhe paqen që të fal kjo foto, Roman ka kapur me dorën e tij të brishtë gishtin e babi Ledionit.

“Dy javë si një familje prej katër pjesëtarësh. Kanë qenë dy javë të lodhshme me netë pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja, me shumë dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”; ka shkruar trashëgimtarja e Top Media përbri fotos.

Sara dhe Ledioni janë edhe prindër të London Noor tre vjeç.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu