Super operacion i policise/ Arrestohen kundershtaret e mafiozit te arrestuar ne Shqiperise – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Nje megaoperacion antimafia i shtrirë në pesë provinca italiane është ekzekutuar mëngjesin e sotëm nga autoritetet italiane. Me urdhër të prokurorisë së Barit është ekzekutuar urdhëri arrestimi ndaj 24 personave anëtarë të klanit mafioz Parisi – Palermiti, me veprim në territorin Japigia në provincën e Barit. Akuza ndaj tyre është vrasje, trafik droge, armësh, grabitje e dhunë. Klani mafioz Parisi – Palermiti ishin rivalë të klanit Cosimo-Rofaschieri, bosit i të cilit është Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç i arrestuar në dhjetor të 2018 në Durrës në një operacion të përbashkët mes autoriteteve policore shqiptare e italiane i koduar “Latitanti”. Lufta mes klaneve e kishte detyruar Giovanni Di Cosimi, i cili po vuante dënimin me arrest shtëpiak, të largohej nga Italia e të fshihej në Shqipëri. Prej vitit 2017 ai ishte shpallur person në kërkim dhe u arrestua në dhjetor 2018 ne Shqiperi. Operacioni u ndermor ne provincat e Barit, Romë, Lece, Rimini e Chieti. Hetimet e antimafias italiane zbardhën se lufta mes klaneve për kotrollin e territorit të trafikut të drogës kishte cuar në ekzekutimin e 3 vrasjeve; në janar, mars e prill të 2017 si dhe mjaft episodesh të dhunshme si zjarrëvënie banesash, makinash, grabitje për zhvatje etj. Në komunikimin zyrtar antimafia italiane thotë se “në stilin puro kamorrist një episod i tillë u verifikua në natën e 27 majit të 2017 ndaj bosit mafioz të arrestuar në Durrës Giovanni Di Cosimi, i cili mjaft pranë banesës së tij u rrethua nga 10 persona të armatosur duke e kërcënuar me vdekje. Menjëherë pas kësaj ngjarje ai largohet nga Italia duke u fshehur në Shqipëri.” Faza finale e këtij operacioni u shtri dhe në territorin e provincave të Romës, Lecdes, Rimini e Chieti ku u sekeustruan sasi droge, armësh e para të thata./Ora/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu