Vendi që zgjodhën Xhemi dhe Arbana për takimin e parë pas karantinës, nuk na çudit aspak!

0
Gjigandi

Kanë një miqësi shumë të vjetër e të fortë dy moderatoret, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani. Por karantina i ndau edhe ato, si të gjithë.

Me zbutjen e masave dhe lirimin e lëvizjes, dy mikeshat kanë nxituar të takohen e të cmallen, pa hequr ndërkohë dore nga një prej gjërave që duket i pëlqen  shumë të bëjnë së bashku. Se cila është ajo, e tregoi Arbana dhe një foto në rrjetet sociale.

“Më në fund pazar me zemrën time”, ka shkruar Arbana duke shtuar se maskat i ulën vetëm për fotografinë, e duke parandaluar kësisoj kritikat.

Moderatorja së fundi lajmëroi se pret një fëmijë me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu