Vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks? Bruno i përgjigjet pyetjes së sikletshme

0
Gjigandi

Bruno i është përgjigjur pyetjes së sikletshme.

Klajdi Haruni dhe Bruno kanë qenë të ftuar së fundmi në “Klanifornia” në Tv Klan. Përballë Marinës dhe pyetjeve pikante të përgatitura për ta, dy këngëtarët nuk e kanë pasur të thjeshtë të përgjigjen, ndaj janë përballur me jo pak sfida. Kështu, u është dashur të zbulojnë peripeci nga koncertet, prapaskenat, marrëdhëniet me fanset, si edhe të fshehtat e jetës private.

Nga pyetjet me spec të Marinës, dy këngëtarët, edhe pse me siklet, kanë zbuluar edhe disa sekrete të jetës së tyre.

Kështu, Klajdi rrëfeu se një prej gjërave që e ka vënë shumë në siklet ka qenë kur ka blerë prezervativë në farmaci, ndërsa Bruno u sikletos kur Marina i kërkoi të tregonte se cili ishte vendi më më i çuditshëm ku ka bërë dashuri.

RonaTyra

“Pse vetëm mua këto pyetje moj Marina, se … siklet. Ka një problem. O do të më vërë në siklet, o s’ka. Po ja, poshtë pemës së ullirit… Ka qenë edhe ulli”, – tha Bruno më në fund, por Marina nuk e la me aq: “Po ku, në Elbasan?” “Elbasani ka ullishte sa të duash. Ka plot”, – ia ktheu këngëtari dhe me kaq e kaloi sfidën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu