Si u ndryshua akuza/ Zbardhet vendimi i denimit te ish-ministrit Saimir Tahir – lajmi fundit

0
Gjigandi

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri. Mësohet se vendimi i zbardhur sapo është dorëzuar nga trupi gjykues në sekretarin e Gjykatës për Krime të Rënda. Vendimi u apelua nga të dyja palët në Apelin për Krime të Rënda. Me interes pritet se si trupi gjykues ka justifikuar rrëzimin e veprave penale të Prokurorisë dhe zëvendësimin e tyre me një tjetër vepër penale. Në këto 140 faqe janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Vendimi është dorëzuar nga trupa gjykuese brenda afateve ligjore. Maksimalisht lejohej 45 ditë, ndërsa është zbardhur pas 39 ditësh. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu