Vdekja e Lear Kurti/ Prokuroria merr në pyetje 6 mjekët e Traumës

0
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje këtë të hënë 6 mjekët e spitalit të Traumës, lidhur me vdekjen e Lear Kurtit.

Burime për median bëjnë me dije se mjekët janë pyetur për rreth 4 orë në prokurori, ku kanë deklaruar se kanë bërë të pamundurën për ta rikthyer në jetë 32-vjeçarin por nuk ia kanë arritur.

Ndërkohë këtë të hënë grupi hetimor po merret për zbardhjen e kësaj ngjarjeje po bën këqyrjen e kamerave te sigurisë së spitalit.

Kujtojmë se Leari humbi jetën  mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Ai nuk iu bind urdhrit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgon. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu