Detaje/ Del emri i vërtetë i 39-vjeçarit që u vra dje te ‘Kodra e Diellit’, viktima përdorte dy identitete

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me armë mbrëmjen e djeshme tek Kodra e Diellit, ku viktimë mbeti një 39-vjeçar.

Emri i viktimës fillimisht u raportua se ishte Briken Sanaj, por Priza.al ka arritur të konfirmojë se 39-vjeçari që humbi jetën quhet Skerdi Sanaj.

Kujtojmë se viktima në të gjithë dokumentet që i janë gjetur, Skerdi Sanaj përdorte dy identitete. Në Lezhë, aty dhe ku ka vendin e lindjes 39-vjeçari figuron me emrin Skerdi Sanaj ndërsa nga rojet private të kompleksit ku u vra njihet si Anton Gjini. Ende nuk e dimë nëse Skerdi kishte krijuar identitet të dytë me dokumente të falsifikuara.

Mësohet e familja e 39-vjeçarit jeton në Lezhë, ndërsa viktima ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Kujtojmë se Sanaj u qëllua me 3 plumba në fytyrë nga autorë ende të paidentifikuar, vetëm pak çaste pasi ai doli nga garazhi ku parkoi makinën tek rezidenca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu