29-vjeçarja Rentsenkhorloo Bud, me origjinë nga Mongolia, zë vendin e dytë për këmbët më të gjata në botë.
Bud është 205 centimetra e gjatë, ajo trashëgoi gjenet e saj nga babai që ka gjatësi 208 centimetra dhe nëna e saj 180 centimetra.
Tani ajo punon si modele dhe është jashtëzakonisht krenare për këmbët e saj unike me gjatësi 130 centimetra.
Megjithëse këmbët e saj janë gati më të gjatat në botë, Bud përsëri pëlqen të vesh taka të larta.
Ajo tani jeton dhe punon si modele në Chicago dhe tha se i pëlqen të veshë pantallona të shkurtra dhe taka të larta në mënyrë që këmbët e saj të duken më të gjata. Ajo i do këmbët e saj të gjata dhe ajo beson se ato e bëjnë atë më të bukur.
Bud nuk ka dëshirë të hyjë në librin Guinness të rekordeve botërore, nuk ka ndonjë interes për të. 29-vjeçarja tha që ndonjëherë i duhet shumë mund të gjejë rroba që i përshtaten dhe ndonjëherë është shumë e madhe për dyert. Numri i këmbës së saj është 47 dhe në Azi e ka të pamundur të gjejë këpucë që i përshtaten asaj.
Ajo nuk e kishte gjithnjë besimin që ka tani. Kur ishte më e re, shpesh ndjehej keq për shkak të gjatësisë dhe disa njerëz e bënin të ndjehej keq. Tani, duket sikur ajo shihet më shumë si person unik dhe kjo është arsyeja pse ajo ndjehet aq mirë.