Meghan Markle i është bashkuar Princit Harry në Ditën e Përkujtimit, ku është takuar me disa veteranë të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë takimit, dukesha është përballur me një situatë aspak të këndshme dhe fajin për këtë e kishte grimi. Teksa ajo përqafoi veteranin William Allen, la një shenjë pudre në xhaketën e tij. Jemi të sigurt që të gjitha vajzave u ka ndodhur të paktën një herë dhe e dimë sa e sikletshme është.
Por ajo që nuk pritej ishte se Allen jo vetëm që nuk u bezdis nga njolla e grimit në xhaketën e tij, por tha se nuk do ta lante kurrë atë. Madje, pozoi i lumtur me njollën e pudrës që dukesha i kishte lënë. Allen feston 100-vjetorin muajin që vjen dhe takimi me dukeshën ishte si një dhuratë e vogël për të.
Ndërsa për Meghan-in mendojmë se ka qenë një moment shumë i sikletshëm dhe e kuptojmë shumë mirë.
Po juve, ju ka ndodhur të keni lënë njolla pudre në veshjen e dikujt?