Ups, Gigi Hadid-t nuk i ndahet zemra nga Zayn Malik, ribashkohet çifti?

0
Gjigandi

Me sa duket Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit. Çifti i famshëm u ndanë në mars të vitit të kaluar, por thuhet se janë rikthyer së bashku.

Dyshja e famshme ka pasur një periudhë pushimi dhe kanë zgjedhur të mos komunikojnë me njëri-tjetrin. Mirëpo, kohët e fundit, siç shkruan edhe Cosmopolitan, ata kanë filluar të flasin gjatë gjithë kohës, njësoj si dikur.

Zayn ka pasur gjithmonë një vend special në zemrën e Gigi-t, mirëpo kishin nevojë për atë fazë pa komunikim, sepse mbase kjo i ka shërbyer atyre për të kuptuar se nuk mund të qëndronin pa njëri-tjetrit. Gjithsesi, burime për E!News tregojnë se ata vërtet po flasin, por ende nuk janë bashkuar zyrtarisht. Gjithsesi, hapi i parë drejt ribashkimit është bërë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu