Komuna e Prishtinës publikoi listën me projektet fituese që kanë për qëllim të argëtojnë qytetarët gjatë ditëve të pandemisë.
Këto projekte u mbështetën financiarisht nga Komuna, ndërsa lista me emrat e përfituesve dhe shumat që fitojnë u bë publike për të gjithë, për të qenë sa më transparent.
Në mesin e përfituesve ishte edhe aktori Fatmir Spahiu, i cili do marrë 800 euro për një projekt televiziv.
Por, ishte përhapur lajm i rremë se ai do ta marrë këtë shumë, për të bërë postime pozitive në Facebook, andaj kjo e detyrojë të reagojë ashpër.
Ai sqaroi se ajo që është shkruar në atë lajm që ishte përhapur në rrjete sociale e që nxiti komente negative në drejtim të tij, ishte gënjeshtër, ngase bëhet fjalë për një projekt televiziv.
Postimi i tij:
“Sqarim, reagim a dicka…
Ka dy dite qe behet njefar “humori” palidhje lidhur me nje subvencion qe e ka nda komuna ( 800€ ) per nje projekt timin, vlera e te cilit eshte shume me e madhe se kaq realisht.
E tera e nisur nga nje portal per nuk e di cfar arsye. E tera ka evuluar ne idene se une jam paguar per te qendruar ne shtepi dhe per te bere postime pozitive ne rrjete sociale dhe per kete te paguem nga komuna. Kjo eshte rren, eshte e pavertet dhe me fyen jashtezakonisht shume.
Komuna ka hapur thirje publike dhe une kam derguar sinopsisin e idese dhe ata kane vendos me perkrah me nje bugjet tejet modest sebashku me 60 projekte tjera. Fituesit tjere jane poashtu emra te respektuar te skenes se pavarur artistike.
Projekti eshte nje emision qe do te xhirohet e qe per bosht ka lajme pozitive nga e tere bota qe mund te kene ndodh gjate pandemise. Me mysafir ne studio te improvizuar, instrumentist, artist etj. Pra e tere kostoja e projektit mund te jete mbi 3000-3500€ nje epizode ne rethana normale.
Nese nuk i gjejme seshpejti edhe fondet tjera mund te mos i shfrytezojme as keto te komunes ose do te improvziojme ndonje gje kendeshem, nuk e di!
Duke qene artist i lire dhe jo ne pune te rregullt dhe fakti qe nuk e pres nje rroge me te parin e qe jetoj nga projektet, patjeter se i ndjek thirjet publike kudo qe jane, mrena e jasht vendit. Kete e kam bere ne te kaluaren e beje edhe tash dhe do ta beje edhe ne te ardhmen. Kjo eshte menyra qysh funksionoj qe ma shume se 20 vite e qe kish me thane legjenda e Milanos, Gatuzo, kjo pune eshte “Sam tajms mejbi gud sam tajms mejbi shit” nejse!
Si perfundim, UNE NUK PAGUHEM PER POSTIMET E MIJA NE FACEBOOK DHE RRJETE TJERA! Rrjetet sociale i shfrytezoj per promovimin e punve te mija, kolegve dhe per zbavitje. Asgje tjeter. Budallaki me te madhe nuk kam pas mundesi me nij koheve te fundit sa qe po me vjen pak marre per marren e tuaj.
Tjetra, i kam derguar email portaleve qe e kane nis kete muhabet per te bere lajm. Do te shfrytezoj te drejten time ligjore kunder shpifjes nese portalet nuk kerkojne falje per titujt e pandershem, publikisht!
Gazetaret e dine qe une jam person i pershtateshem per komunikim dhe asnjehere nuk ngurroj me u pergjigjj per ckado. Prandaj para me m’gjujt me lloq le te me kontaktojne. Tek e fundit nuk eshte etike mos me komuniku.
Kushdo qe bene nje humor te tille me mua pas keti sqarimi do ta kete bllok. Kaq eshte fuqia ime ekzekutive ne kete rast sepse nje budallaki e tille eshte e papranueshme per mua.
Ne fund do te ju bashkangjes nje screenshot te nje faqe me 6-7 mij ndjekes ne fb, per me pa se si eskalon situata. Emrin e fshiva qe te mos e bejme te rendesishem. Btw te gjitha i kam screenshot nese me duhet ndonje gje per ne Gjykate.
Flm miqve qe mi kane dergu.
Qe kish me thane Unikatili “&@!?*%#^¥f”.