Aktori amerikan Tom Hanks i ka dërguar një letër dhe makinë shkrimi të markës Corona një djali australian që u bullizua për shkak të emrit të tij.
8 vjeçari Corona De Vries i shkroi një letër aktorit dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson pasi u infektuan me virusin në Queensland.
“Kam dëgjuar në lajme që ju dhe gruaja jote jeni infektuar me koronavirus,”- shkroi djali. “A jeni mirë?”
Vogëlushi shtoi se e donte shumë emrin e tij, por në shkollë e thërrisnin “koronavirus”.
“Trishtohem dhe zemërohem kur njerëzisht në quajnë ashtu,”– shtoi ai.
Si përgjigje, Hanks iu përgjigj me një letër ku i shkroi: “I dashur Corona. Letra juaj na bëri të ndihemi mirë, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë. Janë miqtë që të bëjnë të ndihesh mirë.”
Hanks dhe Wilson janë rikthyer në SHBA pasi kaluan rreth tre javë duke u shëruar nga virusi në Gold Coast në mars.
“Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona, si unaza rreth diellit, një kurorë,”- shkroi aktori.
Gjithashtu i dërgoi një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës së tij në qytet.
“Mendova se kjo makinë shkrimi do jetë e mirë për ty. E mora në Gold Coast dhe tani e ktheva sërish mbrasht, tek ti. Pyesni një të rritur si funksionon. Dhe përdore për të më shkruar përsëri,”- shkroi Hanks.