Tre arsyet pse shenjat e tjera i kanë halë në sy Binjakët, ja pse duan t’i shmangin me çdo kusht

0
Gjigandi

Siç tashmë e dini që prej datës 20 maj kemi hyrë në shenjën e Binjakëve, një nga shenjat më interesante dhe të koklavitura të horoskopit lexoni

Por nëse deri më sot ju kemi njohur me karakteristikat pozitive të tyre, sot do t’u njohim me arsyet pse shenjat e tjera e kanë halë në sy Binjakët. Sigurisht që neve në Living i kemi xhan, pasi dhe në staf kemi persona të shenjës së Binjakëve, por ja që redaksia e “Cosmopolitan Italia” nuk mendon kështu. Le t’i njohim më nga afër.

1. Ndoshta po, ndoshta jo: Mos na thoni që nuk e keni dëgjuar kurrë nga goja e Binjakëve një fjali të tillë? Apo po numëroni të gjitha rastet kur ua kanë thënë? Të lindurit në këtë shenjë dallohen për karakterin e tyre të pavendosur. Duket sikur as ata vetë nuk e dinë se çfarë duan, por ja që as mish dhe as peshk nuk funksionon gjithmonë.

2.Bla bla bla: Në qoftë se mendoni se Binjakëve u mbyllet goja lehtë, me siguri nuk i keni njohur aq mirë sa mendoni. Të lindurit në këtë shenjë janë oratorë të lindurit, mirëpo i ndan një fije e hollë nga të kthyerit në llafazanë kronikë dhe paska bezdisës. Jo vetëm që nuk pushojnë, por mjafton t’u jepni pak hov dhe janë në gjendje t’ju tregojnë edhe historinë familjare.

RonaTyra

3. Dëgjo se e vërteta qëndron edhe kështu: Marrëdhënia e Binjakëve me të vërtetën është disi e çuditshme, jo sepse nuk e thonë atë, por u pëlqen ta rrëfejnë ashtu siç u volit atyre. Nga këndvështrimi i tyre gjithçka është e ndryshueshme dhe subjektive e për këtë arsye mund të përshkruhet dhe tregohet në një po në mënyrë të ndryshueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu