Është një pyetje që ua bëjmë shpesh parukierëve dhe shoqeve të besuara: “Mendon që do më shkonin flokët e shkurtër?” Dhe falë legjionit të VIP-ave që po i presin gjithmonë e më shpesh flokët të shkurtër, apo bob dhe lob, ne nuk kemi pyetur kurrë më shpesh sesa kaq.
E po ja që kjo pyetje e bërë për një kohë të gjatë ka një përgjigje të shkurtër: Rregullin e 5.5 cm.
Masa magjike është zbuluar nga stilisti avantgard i flokëve dhe inovatori i produkteve John Frieda dhe “sekreti është te këndet. John ka studiuar fytyrat dhe ka vënë re që kocka e nofullës përcakton nëse dikush do dukej më mirë me flokë të shkurtër apo të gjatë”,- thotë stilisti i vjetër në sallonin John Frieda në Britani dhe drejtori ndërkombëtar i trajnimeve të Color Wow, Giles Robinson. Ata thonë që përfundimi është një matës i besueshëm, i lehtë, por i saktë, që tregon nëse fytyra përshtatet me flokë të shkurtër apo të gjatë.
Për ta provuar, vendos një laps drejt, poshtë mjekrës, dhe një vizore poshtë veshit, vertikalisht. Nëse maja e lapsit shkon në një pikë që është më pak sesa 5.5 ose 5.7 cm nga fundi i veshit, ti do dukesh shumë bukur me flokë të shkurtër dhe nëse është më e madhe, flokët e gjatë do ishin zgjidhja ideale.
Kjo funksionon me Michelle Williams dhe Kim Kardashian (në foto) dhe kur ti mendon për shembuj të tjerë tipikë si Audrey Hepburn pranë Sarah Jessica Parker kjo bëhet shumë e qartë. Prova me selfie me flokë të mbledhur që të duken si të prerë, i takon së shkuarës…
Por ekziston edhe mundësia për t’i harruar të gjitha dhe për t’i prerë në modelin që doni, në rregull?