Argjentina Ramosaj konfirmon bashkëpunimin me Young Zerka

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në industrinë muzikore.

Përkundër kësaj, ajo nuk i ka lënë anash fansat e saj, të cilëve u ka ofruar mundësinë të shohin më afër përditshmërinë e saj përmes imazheve.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke u rikthyer, e kësaj radhe me një bashkëpunim.

Bëhet fjalë për këngëtarin Young Zerka, me të cilin edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen me shumë stil.

Argjentina ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për titullin e këngës, por ka theksuar se do të lansohet shumë shpejt.

RonaTyra

“A ma jep” titullohet projekti i fundit nga ajo, që ishte pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu