Një njeri në Kinë kishte humbur shikimin në njërin sy, pasi që kishte përdorur për çdo natë para të flinte gjumë për një kohë të gjatë.
Personi me emrin Wang, është thënë që të ketë humbur shikimin përkohësisht në njërin sy pasi që ka luajtur lojëra më drita të fikura.
Kjo gjendje po ashtu e njohur si “infarkt në sy’ shkaktohet nga bllokimi ose ngushtimi i arterieve që mbartin oksigjenin në retinë raporton “Daily Mail”.
Kjo gjendje mund të prek vetëm 1% të popullatës. Por, doktorët në Amerikë ishin në dyshime pasi që sipas tyre ky problem mund të shfaqet vetëm tek personat më të moshuar që kanë probleme me zemër. Ata thanë se është më e ngjashme që ai të ketë përjetuar migrenë – një humbje të përhershme të shikimit. Këto simptoma janë shumë të ngjashme të shfaqen tek njerëzit kur janë të lodhur dhe të shikojnë për një kohë të gjatë me njërin sy në një drejtim.
Doktorët thanë se gjendja e tij është shkaktuar nga mbi përdorimi i telefonit.