Will Smith do të kthejë historinë e jetës së tij në film biografik

0
Will Smith do të kthejë historinë e jetës së tij në film biografik
Gjigandi

Will Smith është nominuar për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard” në “Bafta”- dhe së shpejti mund të rikthehet me një film të ri këtë herë biografik.

Aktori është në qendër të një lufte ofertash për të drejtat për ta kthyer historinë e jetës së tij në një film, pas publikimit të librit të kujtimeve të Will vitin e kaluar.

Disa shërbime transmetimi po luftojnë për të siguruar miratimin për të bërë filmin dhe ai po kërkon një shumë tetë shifrore për të drejtat.

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Disa kishin frikë se ndershmëria brutale e Will në librin e tij mund të dëmtonte reputacionin e tij. Por është bërë e kundërta dhe e ndihmoi atë të lidhej me audiencën e tij si kurrë më parë. Kur nënshkroi marrëveshjen e librit, ai e bëri këtë duke pasur parasysh një biografi shoqëruese”, tha një burim shkruan
“Tani të gjitha shërbimet e transmetimit po kërkojnë të marrin të drejtat. Lufta e ofertave do të thotë se ai mund të përfitoj një shumë të madhe parash, kështu që ai po peshon opsionet e tij për të gjetur se cili do ta trajtojë historinë e tij të jetës me më shumë kujdes. Libri ishte me të vërtetë i suksesshëm sepse tregoi historinë e tij frymëzuese, por nganjëherë vërtet sfiduese”, shtoi ky burim.

“Duke pasur parasysh se do të jetë kaq personale, është një gjë e ndjeshme për Will. Ai dëshiron të sigurohet se është bërë në mënyrën e duhur dhe nuk është diçka që nxitohet, pavarësisht nga parave”, përfundoi burimi.

Foto: AP

Libri i tij, i cili doli në nëntor, shënoi ngritjen e tij nga një fëmijë në perëndim të Philadelphia në një reper në krye të toplistave dhe një aktor i aftë i cili theu rekorde në arkën filmike.

Ai gjithashtu trajton trazirat e tij personale, duke përfshirë çështjet me gruan e tij Jada Pinkett Smith dhe fëmijët e tij.

Will nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme (13 mars) në Royal Albert Hall të Londrës.

Ai është duke xhiruar serinë e dytë të shfaqjes së tij “Disney+ Welcome To Earth”, në Guatemalë.

Pavarësisht një karriere aktrimi që përfshin më shumë se 30 vjet, ky është nominimi i tij i parë për “Bafta”.

Will është në konkurrencë pwr çmimin me Stephen Graham, Adeel Akhtar, Benedict Cumberbatch , Mahershala Ali dhe Leonardo DiCaprio.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu