Të kesh një jetë seksuale të kënaqshme, ju bën ta duroni më mirë stresin më punë dhe të përmirësoni rendimentin edhe në zyrë.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i profesorëve të Universitetit të Goteborg-ut në Zvicër, të cilët për 5 vjet kanë analizuar të dhënat e 900 personave (femra e meshkuj). Rezultatet u bënë të ditura në faqen e internetit “The Local”.
Një surprizë vjen nga meshkujt: në kundërshtim me atë që mendohet, duken se janë veçanërisht të ekspozuar nga stresi në punë, nëse jeta e tyre sentimentale dhe seksuale është e pakënaqshme. Me pak fjalë, kanë tendencën të sillen njësoj siç reagojnë femrat ndaj stresit, madje reagojnë akoma më keq.