Nis nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022” – Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në interp…

0
Nis nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022” – Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në interp…
Gjigandi

Sonte (e martë) ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit.

Shqipëria ka hapur sonte Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili është duke u mbajtur në Torino të Italisë.

Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit me këngën “Sekret”.

Ronela Hajati (Foto: YouTube)

RonaTyra

Ajo ka interpretuar e para dhe ka shkëlqyer me paraqitjen me një koreografi të përgatitur në mënyrë të mahnitshme nga koreografë të njohur nga Shqipëria.

Më pas do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale më 12 maj, kurse finalja e madhe mbahet të shtunën (14 maj).

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, gjersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Ronela Hajati (Foto: YouTube)

“Eurovision 2022” po mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, meqenëse ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin “Maneskin”.

Prezantuesit e këtij edicioni janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

/abc24.al/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu