Nëse ndokush do të shihte një foto të djalit të Victoria dhe David Beckham, Romeo, do të mendonte se në fakt ai është Justin Bieber. Ditën e djeshme Romeo u shfaq në Londër, pasi ishte i pranishëm në ndeshjen mes dy tenistëve, Dominic Thiem dhe Stefanos Tsitsipas. Djali i dytë i Victoria dhe David ishte ulur pranë një vajzë bionde dhe ishte veshur me një bluzë “Drew”, që është e njohur si marka e veshjeve ‘unisex’ të Justin Bieber.
Por ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është ngjashmëria që Romeo ka me Justin, jo vetëm në stilin në veshje, por edhe në pamjen fizike.
Edhe pse dy djemtë e njohur nuk kanë lidhje gjaku bashkë, duket se ata janë një kopje e njëri-tjetrit. Nuk dihet nëse Romeo do të ndryshojë pamje kur të rritet dhe pak, por tani e themi me siguri se ai mund të ngatërrohet shumë lehtë me këngëtarin e njohur.