‘Të gjesh lirinë’; biografia që do të rrëfejë jetën e Meghan dhe Harry publikohet këtë verë!

0
Gjigandi

Reporteri mbretëror Omid Scobie është ndë të parët që i ka dhënë mundësi publikut të ‘futet’ në jetën e Meghan dhe Harry, që nga fejesa e tyre, dramat me babain e Meghan, Thomas Markle, dasmën mbretërore, si dhe deri tek dalja e dyshes nga familja mbretërore.

Tani, Scobie dhe fituesi i çmimit Emmy Carolyn Durand do të ndajnë me publikun gjithçka ata dinë rreth ulje-ngritjeve të Dukês dhe Dukeshës së Sussex në një libër- biografi që do të publikohet më 11 gusht të këtij viti.

“Qëllimi i këtij libri është të portretizojë Harry dhe Meghan e vërtetë; një çift që vazhdon të frymëzojë shumë anembanë botës përmes punës së tyre humanitare dhe bamirëse, por që shpesh janë portretizuar në mënyrë të pasaktë. Misioni ynë u motivua nga dëshira për të treguar një version të saktë të udhëtimit të tyre dhe më në fund të paraqisnin të vërtetën e tregimeve të pasakta që janë bërë ungjill, thjesht për shkak të sasisë së kohërave që ato janë përsëritur. Në sajë të burimeve tona ne mendojmë se kemi arritur të ndajmë historinë përfundimtare të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, siç ata janë në të vërtetë “, thanë Scobie dhe Durand në një njoftim për shtyp.”

‘Të gjesh lirinë; Meghan dhe Harry dhe historia e një familje moderne mbretërore’ është biografia e çiftit kryeneç të familjes mbretêrore britanike, që do të jetë në shitje që prej 11 gushtit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu