Reperja e njohur, Tayna, ka udhëtuar së fundmi drejt shtetit turk.
Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, ku ka treguar se po e shijon qëndrimin në Stamboll.
Teksa shfaqet në disa poza mjaft tërheqëse para pasqyrës, reperja nga Prizreni nuk hezitoi të vërë në pah linjat e saj atraktive.
Ndërkohë, në një nga fotografitë e fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, Tayna u shfaq mjaft elegante e veshur në xhup të zi dhe xhinse.
“Duke i pa punët mija”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur kështu se nuk merret me punët e të tjerëve.
Teksa e ka shpërblyer veten me këtë udhëtim vjeshtor, ajo në të njëjtën kohë po shijon suksesin e projektit muzikor “Sicko”.
Tayna ndërkohë është mjaft aktive edhe me mbrëmje muzikore të shumta, ku gjithnjë pritet mirë nga publiku shqiptar.