Enca publikon bashkëpunimin me Navid Zardi “Kalle”

0
5
Gjigandi

Ashtu siç kishte paralajmëruar këngëtarja shqiptare, Enca është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Artistja nga Shqipëria ka sjell këngën në bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi.

Projekti mban titullin “Kalle” dhe është shoqëruar edhe me videoklip në të cilin artistja shqiptare paraqitet tejet atraktive, ndërsa disa skena janë të realizuara në Dubai.

Foto: Screenshot/YouTube

Për tekstin e këngës janë kujdesur vet artisti kurd për pjesën e tij, ndërsa për atë shqip, Enca dhe kantautori Muma.

Producent ekzekutiv janë ‘NZ Production’, ndërsa regjisor i projektit është Besian Kukiqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e dyshes.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu