Histori e përjetëshme/ Bashkëshorti i saj ndërroi jetë, gruaja e tij shkon çdo ditë në metro dhe ulet në stolat vetëm për…

0
Gjigandi

Në Londër, është një grua që shkon çdo ditë në metro dhe ulet në një nga stolat aty vetëm për të dëgjuar njoftimet për nisjen e trenave të regjistruara me zërin e burrit të saj në vitin 1950.

Margaret McCollum pas vdekjes së Osëald Laurence-it të saj, ulet në atë stol duke pritur të dëgjojë këtë regjistrim që u bë shumë i famshëm në Londër. Në vitin 2003, Osëald vdiq duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e Margaret. Kështu që Margaret gjeti një mënyrë për të ndjerë praninë e të shoqit.

Por një ditë pas më shumë se gjysmë shekulli, ky zë u zëvendësua nga një regjistrim elektronik. Margaret i kërkoi kompanisë së transportit të metrosë në Londër kasetën me zërin e të shoqit që të vazhdonte të dëgjonte zërin e tij në shtëpi.

Por, duke ditur historinë e saj, kompania vendosi të rivendoste njoftimin në të vetmen ndalesë të trenit pranë shtëpisë ku jeton ajo. Sot të gjithë pasagjerët mund të dëgjojnë zërin e Osëald Laurence që ju kujton se dashuria e përjetshme ekziston me të vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu