Taylor Swift thotë se “nuk do t’i lejohet” t’i këndojë hitet e saj në AMA

0
Gjigandi

Këngëtarja Taylor Swift ka thënë se performanca e saj e ardhshme në American Music Aëards është vënë në dyshim për shkak se asaj i është ndaluar që t’i këndojë hitet e saj.

Përmes një mesazhi në media sociale, këngëtarja ka thënë se menaxherët Scooter Braun dhe Scott Borchetta, nuk do t’ia mundësojnë asaj që të përfermojë këngët nga albumet e saja të mëhershme, për të cilat edhe ata mbajnë të drejta, shkruan BBC.

Ajo ka thënë se edhe dokumentari për të në Netflix është vënë në pikëpyetje.

Braun dhe Borchetta ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për këtë.

Swift ka akuzuar përmes Twitter duke thënë: “s’di ç’të bëjë”.

RonaTyra

“Tash për tash paraqitja ime në AMAs dhe dokumentari në Netflix në çdo ngjarje të planifikuar për t’i mbajtur deri në nëntor 2020 është vënë në dyshim”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu