Vesa Smolica vlerësohet për interpretimin e saj në Varshavë

0
Gjigandi

Këngëtarja e pëlqyer, Vesa Smolica, ka performuar në Varshavë të Polonisë, ku ka qenë e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths”.

Evenimenti është organizuar për t’i nderuar ata që i strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në mesin e të cilëve nuk bëjnë përjashtim shqiptarët.

Shoqata polake i ka bashkuar dhjetëra persona që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë përfshirë ata nga Polonia, Bjellorusia dhe Shqipëria.

“Në Varshavë të Polonisë. Ishte kënaqësi dhe nder për mua të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore organizuar nga shoqata ‘From The Depths’”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

Në videon e publikuar, Vesa shfaqet duke interpretuar hitin e madh, “Hallelujah”, të Leonard Cohen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu