‘Syri Bionik’ që mund t’ju kthejë miliona njerëzve shikimin – do të jetë në dispozicion në vetëm pesë vjet

0
23
blank
Gjigandi

Një “Sy Bionik” (protezë vizuale) që është i ndjeshëm sa retina e njeriut, mund t’ju kthejë miliona njerëzve shikimin – dhe do të jetë në dispozicion në vetëm pesë vjet, raporton një studim.

Sipas mediave të huaja, pajisja e quajtur EC-EYE, është rreth 2.5 centimetër e gjerë, dhe u ndërtua nga studiues të Hong Kong-ut dhe të SHBA-së.

“Pajisja jonë ka një madhësi të krahasueshme me një sy njerëzor – pak më shumë se dy centimetër në diamtër”, tha autori i studimit, Zhiyong Fan nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Hong Kong.

“Mund të përdoret si protezë vizuale për të ndihmuar të verbrit ose ata me me dëmtim të shikimit”, ka shtuar Fan.

Ai shprehet se dizajni unik ka potencialin të sigurojë rezolucion edhe më të mire sesa sytë e njeriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu