“Rama na erdhi me Kadri Roshin për krahu”/ Gëzim Kame: Berisha më tha po për Teatër të ri. Nano vuri bast si ata fëmijët…

0
Gjigandi

Regjisori i njour Gëzim Kame, njeriu që mban rekordin me “Apologjinë e Sokratit” interpretuar nga Mirush Kabashi, e kjo ç’prej ’90-ës e deri më sot, tha se që ato vite kanë filluar kërkesat për një teatër të ri. Sipas tij, nevoja për ndërtimin e një teatri të ri ka qenë një kërkesë e hershme e aktorëve dhe regjisorëve.

Kame, i cili ka qenë edhe drejtor i këtij teatri tregon edhe një moment kur mori premtimin nga ish-presidenti Sali Berisha për një teatër të ri.

“Unë mbaj mend, që kam qenë i ftuar në ambasadën bullgare në 1996, në grupin e njerëzve që ishim aty, ishte dhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi dhe personalitete të tjera. Ndërkohë presidenti kalon pranë meje, njiheshim, na respekton shumë si artistë, më jep dorën, më pyet ‘si je Gëzim?’

Dhe shfrytëzova rastin, i thashë: ‘Çfarë do bëjmë me atë teatrin tonë?’ ‘Do ta bëjmë’, më tha. ‘Do bëjmë një takim?’, e pyeta. ‘Patjetër, – më tha, – edhe unë e mendoj që nuk rrihet në atë teatër’. Edhe iku, vazhdoi punën e tij”, tha Kame, i cili më tej kujtoi dhe një takim me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të njëjtën kërkesë, ndërtimin e një teatri të ri.

“Unë po flas për historikun si ka filluar kjo punë. Po atë vit, pas një muaj ishin festat e 28-29 Nëntorit, dhe ishim në Pallatin e Brigadave, kur me thërret Fatos Nano, dhe thotë: ‘Do ta ndërtoni teatrin?’, i thashë: ‘Po’. Me pyeti sa kushton, i thashë parashikimet janë për 12 milionë dollarë.

RonaTyra

Mirë, tha, bëjmë një bast, nëse ju gjeni 12 milionë dollarë, do futem unë si shtet me 10 milionë dollarë. I thashë ‘po e ke të humbur bastin, ne i nxjerrim shumë shpejt ato’. Ai më dha dorën, e bëri si ata fëmijët, e preu bastin Agim Zajmi. Më tha ‘e ke të humbur’, dhe sigurisht e kisha të humbur, sepse ai nuk e dëshironte këtë gjë”, tha Kame.

Pas këtyre, ai tregon për ish-ministrin e Kulturës Edi Rama. “Edi Rama në funksionin e ministrit të Kulturës ka ardhur me Kadri Roshin, prej krahu dhe ka mbledhur gjithë kolektivin e teatrit dhe ka thënë: ‘Kur t’i vijë koha, do e bëjmë, t’i gjejmë lekët’. Ajo sallë që u rrënua pardje quhej salla ‘Kadri Roshi’.

Kadri Roshi ka qenë një ndër të parët që ka qenë për shembjen e këtij teatri se është turp”, u shpreh Kame në një intervistë teleëvizive, cituar nga ATSH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu