WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa modele të vjetra telefonash pas 31 dhjetorit

0
Gjigandi

WhatsApp do të pushojë së funksionuari në modelet më të vjetra të telefonave sikurse Apple, Samsung dhe Huawei.

Shërbimi më i popullarizuar i mesazheve në botë do t’i japë fund mbështetjes për 49 modele të ndryshme të smartfonëve më 31 dhjetor.

“Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime”, tha WhatsApp.

“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mos kenë funksionalitetin e kërkuar për të përdorur WhatsApp”.

Kjo nuk do të thotë se WhatsApp do të ndalojë së punuari tërësisht në këta telefona të vjetër – thjesht do të thotë se kompania nuk do t’i mbështesë ata me përditësime. Pra, gabimet dhe problemet e tjera mund të shfaqen me kalimin e kohës pa ndonjë rregullim të disponueshëm.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu