Festa e ‘Halloween’ është shumë pranë dhe duket se të gjithë kanë nisur të mendojnë se si do të maskohen kësaj here.
Ndër vite personazhet e njohur kanë guxuar, duke provuar të imitojnë figura të njohura të filmave horror, por dhe të ‘showbiz-it’ të huaj.
Një ndër vajzat që ka guxuar më shumë ka qenë dhe Anxhelina Hadërgjonaj, e cila si çdo vit ka arritur t’i befasojë ndjekësit me zgjedhjet e saj. Christina Aguilera, sirena e filmave vizatimorë, ‘The mad hatter’, janë disa nga personazhet të cilët Anxhelina ka vendosur t’i sjellë në festën e ‘halloween-it’.
E kuruar deri në detaje ajo i ka përmbushur më së miri pritshmëritë e të gjithë njerëzve që janë të dhënë pas kësaj feste. Me siguri pas gjithë këtyre imitimeve, fansat janë kuriozë se çfarë do të përgatisë Anxhelina këtë vit?
Derisa të zbulojmë këtë gjë, mund t’i hidhni një sy fotove më poshtë për të marrë një ide se çfarë mund të realizoni këtë vit: