Sot feston 32-vjetorin, por sytë na mbetën tek transformimi drastik i trupit të Adele

0
Gjigandi

Këngëtarja e ‘The Someone Like You’, ka pësuar një transformim të plotë të trupit.

Thuhet se humbja e peshës i ka dhënë Adele më shumë besim në vetvete. Sot ajo feston 32 vjetorin dhe ndau një foto me fansat, ku duket totalisht një tjetër njeri. E veshur me një fustan të zi të shkurtër, beli i vogël i këngëtares mund të dallohet fare lehtë.

“Faleminderit për dashurinë për ditëlindje. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt dhe me shëndet gjatë kësaj kohe të çmendur. Dua të falënderoj të gjithë punonjësit që po na mbrojnë ndërkohë që rrezikojnë jetët e tyre. Jeni vërtet engjëjt tanë”, shkruan këngëtarja në foto.

Në tetor të 2019-ës, Adele ndau një postim në snap të vetes në festën e ditëlindjes së Drake dhe la të kuptohej se do të ndryshonte stilin e jetës.

RonaTyra

Ajo shkruajti në titull: “Më parë qaja, por tani djersij”.

Në 30 vjetorin e saj, Adele shkruajti: “Kam ndryshuar në mënyrë drastike në dy vitet e fundit dhe jam duke ndryshuar akoma.”

“31 vjetori do të jetë një vit i madh dhe unë do ta shpenzoj për veten. Për herë të parë në një dekadë jam gati të ndiej botën përreth meje.”

Adele ka ndjekur një dietë të rreptë me vetëm 1000 kalori në ditë dhe gjithashtu ka bërë Pilates dhe kurse private stërvitjeje.

“Do të mësoj të të dua shumë, përfundimisht.”- ka thënë ajo për veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu