Sinitta Malone, këngëtarja britanike e lindur në Seatle (SHBA), bën një foto provokuese në vaskën e saj në moshën 56 vjecare. Është super në formë, dhe ka arsye te festojë në izolim.
Me vetëm tre albume “aktive”, Sinitta është këngëtare atipike. Ka nxjerrë vetëm 6 këngë të reja në 20 vjet dhe kërkon të godasë me një “single” të ri. Në mesin e prillit u dërgua në spital me vështirësi të mëdha në frymëmarrje, por siç thotë ishte vetëm një atak i fortë paniku. Pas një lufte me depresionin megjithatë, është e vendosur ta shijojë jetën. Ajo që disa nuk dinë ndërkohë është se në vitet 80’, kur kishte dhe më shumë sukses në muzikë, Sinitta pati një lidhje pasionante me Brad Pitt.
“Ai puth shumë mirë”, rrëfen ajo, ndërsa tregoi sesi aktori e kishte marrë në telefon i mërzitur pas ndarjes me Angelina Jolie. “E dini çfarë i thashë”, u shpreh në emisionin Specstacular të Alan Carr: “Kaloje, iku vazhdo përpara”!!