A e keni shikuar ndonjëherë veten në pasqyre dhe keni vërejtur pore të mëdha në lëkurë?
Me siguri se jeni ndjerë sikur një lëvore portokalli me të gjitha vrimat e veta.
Fatkeqësisht, këto pore apo “gropa” jua bëjnë fytyrën t’ju duket më e vjetër dhe më e keqe.
Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë e dini se për çfarë e kemi fjalën sepse ky problem është i zakonshëm te personat me këtë tip të lëkurës.
Normalisht se lëkura e yndyrshme është vetëm një nga faktorët sepse gjenetika, stresi dhe faktorët ambientalë gjithashtu kontribuojnë për shfaqjen e poreve.
Sidoqoftë, lajmi i mirë është se ka ilaçe që mund t’i provoni për ta larguar ose minimizuar këtë problem.
Zgjidhja me vezë
Një mënyrë për t’i mbyllur poret në lëkurë është me ndihmën e vezëve.
Të bardhët e vezës është shumë e mirë për lëkurën sepse e ngushton atë dhe e zvogëlon sasinë e vajit që lëkura është duke e prodhuar.
Për këtë trajtim, ju duhet ta përzieni një të bardhë të vezës me një lugë lëng limoni dhe 2 lugë qull tërshëre.
I përzieni ato mirë derisa ta krijoni pastën të cilën duhet ta aplikoni në fytyrë dhe në qafë.
Këtë trajtim duhet ta përsëritni dy herë në javë.
Pastrojeni fytyrën
Një tjetër gjë që mund ta bëni për t’i larguar poret e lëkurës është të siguroheni se e pastroni fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje.
Kur e pastroni fytyrën, ju e largoni yndyrën, pluhurin dhe mbetjet që mund të akumulohen në lëkurë.
Kjo duhet të jetë shumë bazike për rutinën e kujdesit të lëkurës.