Nëse keni problem me intimitetin, është e nevojshme të aktivizoni nervin në trup, i cili do t’ju ndihmojë që të hapeni ndaj dashurisë dhe të nxitni dëshirën seksuale
Nevoja për afërsi dhe dashuri jo rrallë është e bllokuar me qëndrimin mbrojtës dhe me “ngritjen e murit” midis nesh dhe të tjerëve.
Sipas fjalëve të terapeutit seksual Mike Lousada, për të eliminuar vështirësitë e tipit të këtillë, është e nevojshme të aktivizojmë pjesën e trurit në korteksin frontal – të ashtuquajtur “syri ynë i brendshëm” – nervin vagus, i cili ndikon në shëndetin e përditshëm psikofizik.
Ky nerv i jep trupit instruksione që të relaksohet, duke ia bërë me dije që është i sigurt ta fillojë intimitetin.
Megjithatë, nëse ndihemi të pasigurt, do të thotë që është aktivizuar sistemi limbik dhe prandaj duhet të aplikojmë ushtrime klasike të relaksimit të cilat do të na ndihmojmë që të hapemi ndaj të tjerëve.
Funksioni i çrregulluar i këtij nervi ndihet në gjithë trupin. Disa e konsiderojnë luftëtar kryesor kundër sëmundjeve të shumta, të tjerët nerv i mëshirës.
1. Qëndroni vertikalisht dhe me shpinë mbështetuni për muri. Mblidhni shpatullat dhe hapni koshin e kraharorit. Shikimin drejtojeni përpara.
2. Midis murit dhe kokës vendosni një top të butë apo diçka të ngjashëm me të. Mos e shtrëngoni shumë.
3. Me lëvizje të lehtë mbrapa butësisht shtypni topin. Me atë rast kokën mos e ulni. Qafa dhe shpina qëndrojnë qetë. Në fytyrë krijohet një gushë e butë.
4. Qëndroni ashtu të shtrënguar 20 deri 30 sekonda. Këtë ushtrim bëjeni çdo ditë, mundeni edhe disa herë në ditë. Me të do të ndikoni në zgjatjen e muskujve të shkurtër të zverkut dhe me atë rast shkarkoni vagusin nga rrënja e tij.