Të shtëna me armë në xhirimet e klipit të këngëtarit të njohur, 10 persona të plagosur

0
Gjigandi

Të paktën dhjetë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri jashtë një restoranti në Miami Gardens në Florida, ku reperi French Montana po xhironte një video muzikore.

Departamenti i Policisë së Miami Gardens konfirmoi se “shumë persona” ishin qëlluar në parkingun e restorantit The Licking.

Të paktën katër nga të plagosurit u transportuan me helikopter në Spitalin Memorial Jackson për trajtim, por gjendja e tyre nuk dihet.

Është e paqartë nëse reperi i hitit “Unforgettable” u qëllua, por një dëshmitar tha se sigurimi i tij e nxori nga zona pa incidente.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu