Ka një arsye që albumi i ri i Céline Dion mban emrin “Courage” e cila e përkthyer në shqip do të thotë guxim.
Kjo fjalë, ka një kuptim të madh për këngëtaren gjatë këtyre viteve të fundit pasi ajo përjetoi jo një por dy tragjedi që ia ndryshuan jetën në fillim të vitit 2016 kur të dy bashkëshorti i saj Rene Angelil dhe vëllai i saj i madh Daniel vdiqen, duke u dorëzuar në luftë me kancerin brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ishte një lloj i shkatërrimit që mund ta kishte lënë cdokënd të dërrmuar, të paaftë për të dalë nga shtrati, e lëre më të marrë skenën ose të shfaqet në studion e regjistrimit.
Dhe mbase për një kohë, ajo pati atë efekt në këngëtaren francezo-kanadeze. Por diçka e mrekullueshme ka ndodhur që kur ajo u detyrua të përballet me më të keqen — ajo ka ecur nëpër zjarr dhe është ngritur nga hiri, jo vetëm më e fortë, por më shumë në kontrollin e fatit të saj se kurrë më parë.
Dhe tani, me Courage, albumin e saj të parë të regjistruar që nga humbja e njerëzve më të dashur, në botë, ne të gjithë jemi duke shijuar frytet e një rezistence kaq befasuese.
Ndërsa albumi Courage, i cili mund të jetë albumi më aventuresk në karrierën e saj mbresëlënëse, sigurisht eksploron jetën pas humbjes, ka më shumë se disa këngë për gjetjen e dashurisë së re. Por, siç shpjegoi Celine, ndërsa ka shumë që i mungon për të pasur një partner romantik, ajo nuk është mjaft e gatshme për të marrë atë hap të veçantë akoma.