Shyhrete Beluli ka javë që është izoluar në shtëpinë e saj në Brezovicë.
Ndonëse ata janë mësuar të qëndrojnë perherë pranë adhuruesve të tyre, pandemia i ka detyruar të izolohen në shtëpi.
Larg skenës, e projekteve muzikore, shumë artistë po rrin me familjarët e tyre.
Edhe Shyhrete Behluli, këtë kohë po e kalon me familjen, teksa ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët përmes një postimi në Instagram.
“Pershendetje miq dhe adhurues te kenges sime, uroj te jeni mire dhe te kaloj sa me shpejt kjo gjendje”, shkruan ajo.