Liverpool e dëshiron Mbappen, Klopp telefonon babain e tij

0
Gjigandi

Liverpooli ëndërron transferimin e njërit nga futbollistët më të kërkuar, Kylian Mbappe.

Duke iu referuar lajmeve që shkruajnë mediat nga Spanja, Jurgen Klopp ka kontaktuar babain e futbollistit për të zbuluar qëllimet që ka djaloshi për të ardhmen.

Sulmuesi i talentuar i PSG-së, ka përfunduar në vëmendjen e të gjithë klubeve më të mëdha europiane, veçanërisht në vëmendjen e Realit të Madridit.

Kylian Mbappe ka kontratë deri në vitin 2022 me Paris Saint Germain dhe gjasat janë që të mos e rinovojë marrëveshjen aktuale me kampionët e Francës. Te Liverpooli Mbappe mund të konsiderohet edhe si zëvendësuesi ideal i Sadio Mane i cili mund të largohet nga The Reds.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu