Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare aktori i madh francez, i gjysmës së dytë të shekullit XX, Michel Piccoli. Një monument i kinemase franceze Piccoli u bë i njohur me rolet në filmat “Gjërat e jetës” dhe ‘Përçmimi”. Ai u shua në 12 maj pas një goditjeje celebrale. Ai ka qenë mik me shkrimtarin tonë të madh Kadare, që në kohë të komunizmit kur ai luajti rrol në adaptimin francez të “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” përkrah Marcelo Mastroianit.