‘Shkova në rehabilitim’: Demi Lovato flet hapur për problemet pas serialit ‘Sonny with a Chance’

0
Gjigandi

Demi Lovato ka rikujtuar rolin si Sonny në serialin “Sonny with a Chance”. Më 25 Prill, këngëtarja foli hapur për rehabilitimin dhe çrregullimin në të ngrënë ndërsa bisedonte me video me anëtarët e kastit si Tiffany Thornton, Allisyn Ashley Arm, Doug Brochu dhe Sterling Knight nga shfaqja Disney.

Kur u pyetën se çfarë ka bërë secili pas përfundimit të shfaqjes në 2011, Lovato u përgjigj: “Unë shkova në rehabilitim. Disa herë!”

Ajo mund ta kishte lënë me kaq, por vazhdoi të ndante më shumë informacione rreth shërimit, pasi hyri në rehabilitim kur ishte 19-vjeç.

“Kur ika për herë të parë për trajtim, mbaj mend që ishe frymëzimi im më i madh,”- i tha ajo Thornton, për “People”. “Ju ia dolët me të gjitha presionet e të qenurit një grua në TV. Unë mendoja:” Do doja shumë të isha si ajo!”

“Po, unë ndoshta kam qenë më e lumtur në kokën time me çfarëdo që dukesha në atë kohë, por tani jam shumë më e lumtur me mentalitetin që keni.”- ka thënë ajo.

RonaTyra

Demi Lovato tregoi për jetën që pas asaj periudhe:  “Unë shoh prapa dhe them:’ Është turp që harxhonim çdo energji duke menduar për atë që vishnim në shfaqje’. Shkova tek Will dhe Grace këtë herë dhe harxhova vetëm 10 minuta në dhomën e veshjes, “- tha ajo. “Më parë e bëja për më shumë se një orë. Por tani them:’ Nuk ka rëndësi. Ajo që vesh unë nuk ka rëndësi për njerëzit. ‘”

Lovato vazhdoi të flasë për mënyrën sesi ndihej gjatë xhirimit të serialit. “Unë isha shumë e mjerë dhe e zemëruar, sepse ndjeja sikur po punoja shumë,”-  tha ajo, për The Hollywood Reporter. “Flisni për nevojat tuaja, gjithmonë tregojuni njerëzve përreth jush se si ndiheni. Nëse jeni të lodhur, thuajuni se jeni të lodhur. Nëse jeni të sëmurë, jini të sinqertë se jeni të sëmurë dhe nuk ndiheni mirë. Thjesht flisni për veten.”

“Ndihesha keq, sepse kur u ktheva tek Will dhe Grace, thash:” Oh Zot, më ka munguar aq shumë Sonny dhe do të bëja gjithçka për të rikrijuar setin, sepse më mungon ambienti, momentet argëtuese. Ishte thjesht kaq e shkëlqyeshme. Patjetër që kjo më bën të pyes veten se çfarë dua të bëj në të ardhmen, aktrim, këndim apo çfarë?!”

Ajo tregoi edhe për çrregullimin në të ngrënë në një nga shfaqjet e Ellen Degeners.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu