Shenjat që tregojnë se keni lindur për t’u bërë biznesmen

0
Gjigandi

Numri i fëmijëve amerikanë që ëndërrojnë të bëhen sipërmarrës është shumë i lartë, por ai numër zvogëlohet për 28% në adoleshencë.

Veç kësaj, shumica e atyre ëndrrave nuk mbijetojnë gjatë tranzicionit kur bëhen të rritur.

Por, çfarë i dallon 14% të të rriturve në SHBA të cilët janë të përfshirë në aktivitete sipërmarrëse?

Psikologët, ekonomikët dhe shkencëtarët kanë identifikuar atë se çfarë i dallon sipërmarrësit nga pjesa tjetër.

1: Keni nivel të lartë të vet-kontrollit

RonaTyra

Sipas të dhënave nga ‘The Wall Street Journal’, vet-kontrolli – bashkë me iniciativën dhe dëshirën – është parashikues i mirë i sipërmarrësisë në grup.

Një komponent i rëndësishëm i vet-kontrollit është këmbëngulësia në periudhat e dështimit.

2: Njerëzit përreth ju mbështesin për synimet që i keni për biznes

45% sipërmarrës aspirues kanë pasur mbështetje nga prindërit për të filluar biznes.

Tjerët kanë pohuar se kanë pasur mbështetje nga anëtarët tjerë të familjes, miqtë apo mentorët.

3: Jeni kreativ

Shumica e atyre që aspirojnë të bëhen ndërmarrës kanë nivele të larta të mendimit inovativ.

4: Jeni shumë të interesuar në biznes

Ata të cilët duan të bëhen sipërmarrës veçse provojnë t’i zhvillojnë aftësitë e biznesit si studentë.

Interesimi në biznes ndërlidhet edhe me vetëdije financiare.

5: Sipërmarrësia është PRIVILEGJ

Shumica e sipërmarrësve janë meshkuj të racës së bardhë dhe të edukuar mirë.

Sipas “Global Entreprenurship Monitor”, më shumë se 80 për qind e financimit të bizneseve të reja vjen nga kursimet personale të themeluesve dhe kontributeve nga familjarët dhe miqtë.

Pra, ndoshta është e vërtetë se paraja e sjell paranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu