Krahas 40 filmave që numëron, mes tyre i paharrueshmi “Basic Instinct”, 61 vitet i mban më së miri mbi supe.
Aktorja Sharon Stone pozon për kopertinën e revistës “Allure” me reçipeta të zeza dhe thotë, “Trupi im më pëlqen më shumë tani”.
“Kur isha më e re, të gjithë më pyesnin se çfarë nuk shkonte me trupin tim. Basic Insinct u cilësua shumë i guximshëm kur doli, pasi ishte i mbushur me kokainë, seks dhe lakuriqësi. Mendoj se u realizua në një moment perfekt historik, pasi përcillte gjithë frikën dhe dyshimet e asaj kohe. Ishte koha kur pushteti i femrave po ndryshonte. Dyshoj se sot do të kishte atë ndikim që pati në at moment”, shprehet aktorja.
Lidhur me periudhën më të bukur të jetës së saj, veçon moshën 40-vjeçare,
“Në moshën 40-vjeçare në Hollywood nuk punohej nëse ishe grua… Isha nënë e tre fëmijëve dhe askush nuk donte të dilte me një grua që ka fëmijë të vegjë, por pavarësisht kësaj ishte një periudhë shumë e bukur për mua, për gjetjen e vetes dhe për të ndryshuar”, kujton aktorja.
Më pas në vitin 2001 pësoi hemorragji cerebrale dhe për dy vite iu përkushtua rehabilitimit për të rimesuar të flasë dhe të ecë normalisht.
Lidhur me këtë periudhë thotë se, “Më lejoi që të shihja atë që kishte vërtetë rëndësi në jetë”.