Identifikon burrin pa jete, gruaja shperthen ne lot ne Shkoder: “Fajin e ka ajo k…” – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur në Shkodër, pranë një mobilerie por ende ngjarja mbetet e pazbardhur plotësisht. Pranë viktimës, i cili eshte identifikuar me emrin Arben Ishmaku është gjetur një çifte, policia nuk ka deklaruar nëse është vrarë, vetëvrarë apo rrethana të tjera të ngjarjes së rëndë. Ndërkohë në video te publikuar nga mediat, shihet momenti pak sekonda pasi bashkëshortja e viktimës e ka identifikuar. Ajo shpërthen në lot teksa e mban për krahu një i afërm. Dëshmitarë thanë se bashkëshortja ka folur në vendin e ngjarjes për një grua tjetër. “Ma ka fajin ajo k***”, mësohet të ketë thënë gruaja e viktimës. Çifti ka dy fëmijë të mitur. Informacion ParaprakMe datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër-Bushat, në afërsi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, ShkodërNga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu