Pika e përbashkët e Selenës dhe Bellës është The Weeknd.
Selena Gomez kishte befasuar publikun javën e kaluar kur filloi ta ndjek sërish Bella Hadidin në Instagram, pasi dihen marrëdhëniet e ‘acaruara’ mes tyre.
Kujtojmë se të dy yjet botërore kishin të dashur The Weeknd dhe kjo është arsye pse ato ishin ftohur nga njëra tjetra. Tani këngëtarja ka befasuar sërish.
Selena i pëlqeu një nga postimet e Bella dhe la një koment super të ëmbël, duke shkruar, “Mahnitëse”, por Bella duket se ende nuk është gati të pajtohet pasi që fshiu imazhin ku ajo komentoi.