Kur ke një lidhje të gjatë dashurie, sigurisht që gjërat mund të zbehen. E të dashuruarit e përjetshëm pyesin se si ja kanë dalë kësaj situate çiftet që jetojnë bashkë prej shumë kohësh ose që janë në një marrëdhënie të gjatë si bashkëjetesë, martesë, etj.
Pasioni nuk është si ai i kohëve të hershme dhe kjo është normale sepse raporti zhvillohet në stade të ndryshme, kohë pas kohe. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të kemi emocion poshtë çarçafëve. Një studim në SHBA nga David Frederik, një profesion i psikologjisë në Universitetin Chapman dhe i botuar në Journal of Sex Research zbulon sekretin e seksit të mirë pas shumë viteve…
Të dashur djem, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por sekreti i suksesit për një super raportin intim është diçka që duhet ta pranoni dhe diçka që gratë e duan vërtetë.
Një ekip studiuesish analizoi sjelljet romantike dhe seksuale për të kuptuar pse disa çifte ishin më të lumtur se të tjerët. Me një sondazh ku morën pjesë plot 37 mijë çifte amerikane të martuara ose në bashkëjetesë për të paktën tre vjet, u zbulua se çiftet që kishin qëndrimë intime apo ngacmime të tilla si puthjet, përqafimet, ishin më të kënaqurit në shtrat.
Por, jo vetëm! Sipas shkencëtarëve, do të ishte e dobishme të eksperimentoheshin pozicione të reja, të ndryshme që japin lirinë e imagjinatës, që krijojnë atmosferën e duhur, apo kur partnerët ngacmojnë njëri-tjetrin me mesazhe me tekst me qëllim të keq…Të gjitha këto detaje të vendosura në kontekstin e raportit në çift, i bëjnë partnerët që të zbulojnë emocione të reja dhe ta mbajnë pasionin gjallë.
Ndaj, vëmendje! Praktikojini sa më shumë gjithçka thamë më lart për të mos e lënë pasionin të shuhet kurrë…