Sekreti i transformimit të Capital T, mënyra që reperi mbipeshë përdori për ta gdhendur trupin si skulpturë

0
Gjigandi

Më datë 1 korrik, Trim Ademi, i njohur si Capital T, publikoi albumin me titull “Skulpturë”, një emër që duket se ia ka bërë bërë dhuratë vetes për vullnetin e jashtëzakonshëm për të sfiduar mbipeshën.

Bashkë më këngët e albumit të tij, reperi 29-vjeçar ndan me ndjekësit edhe foto ku shfaqet i zhveshur dhe krenohet tashmë me fizikun e gdhendur gjithë muskuj, njësoj si një skulpturë. Para ca kohësh, reperi i njohur e prezantoi vetë transformimin, pasi postoi një foto ku nxori në pah edhe trupin e tij tejet të tonifikuar.

Por gjërat jo gjithmonë kanë qenë kështu. Mjafton të kthehemi pak vite pas, për të kuptuar se Kapos i janë dashur jo vetëm orë e muaj, por vite të tëra me regjim e palestër për të arritur këtu ku është sot. Klipi i pak viteve më parë me titull “Supersweet” flet vetë dhe duket se nuk ka nevojë për komente, pasi shihet mbipesha e tij.

Ndërkohë që me “Skulpturë”, Capital T tregoi se puna e fortë, forca e vullnetit dhe mundimet shpërblehen dhe ia vlen kur arrin të kesh një trup të tillë. Para disa kohësh, Capital T bënte live nga shtëpia, ku tregonte hapat e rutinës së tij për trup në formë, që ishte mëngjesi me shumë vezë dhe palestra në orët e para të ditës.

Ndërkohë, sa i përket muzikës, ai ka arritur të fitojë prestigjin, koncertet dhe fitimet në sajë në muzikës që bën. Ai madje përdor edhe strategji për të tërhequr vëmendje. Këto ditë, në media ka qarkulluar lajmi se Capital T dhe Majk ishin zënë me njëri-tjetrin dhe se shkak u bë bashkëpunimi i Capital me Ledri Vulën.

RonaTyra

Por së fundmi, dy reperët kanë sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien mes tyre. Capital T dhe Majk kanë hyrë në një video live në “Instagram” dhe kanë zbuluar se mbeten miq.

“Unë kur e kam shok dikë, e kam për përgjithmonë, jo për një muaj, dy muaj. Majku është shoku im, nuk ka pikë xhelozie ndaj meje, as unë ndaj atij. Jemi rrit bashkë si shokë, si artistë. Ka veç dashuri, jo urrejtje”, u shpreh Capitali.

Si Majk dhe Capital kanë bërë të ditur gjatë kësaj videoje live se ata do ta mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin. Kujtojmë që pak ditë më parë, pasi Capital T lançoi detajet e albumit të ri “Skulpturë”, zbuloi se këtë herë ka bërë duet me Ledri Vulën.

Më pas, bazuar në një status të Majk, sapo mësuan për këtë bashkëpunim, mediat ia nisën me shkrime me titullin “Plas sherri keq mes dy reperëve, Majk thumbon Capital T”. Sipas tyre, Majk dhe Capital T që kanë qenë dy miq shumë të mirë, pasi kanë bashkëpunime të suksesshme, si “Pasha jetën” dhe “Hala” tashmë janë kthyer në armiq.

U duk se marrëdhënia mes shokëve ishte tensionuar së fundmi, pasi Majk bëri një status shpërthyes në “Instastory”. Ndonëse nuk përmendi emra, Majk shkruante me ofendime për një reper. Pas këtij statusi, Capital T bëri një kundërpërgjigje në “Instastory”.

“Përse urrejtje, kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?”, shkruante ai, që dukej se i drejtohej Majkut.

Më pas, “Prive” raportoi se sherri mes tyre kishte ardhur pas bashkëpunimit mes Capital T dhe Ledrit, dikur pjesë e “Babastars”, ku është sot Majku. U tha se ky bashkëpunim nuk u prit fare mirë nga Majk, duke qenë se Ledri nuk i ka marrëdhëniet mirë me asnjë nga pjesëtarët e “Babastars”, që kur u shkëput nga ky grup. E nisur nga gjithë kjo zhurmë, Majk bëri një përballje live në “Instagram”-in.

Dy shokët, duke qeshur më të madhe, treguan se s’mund ta prishin miqësinë për asgjë dhe për askënd dhe u shfaqën të ekzaltuar që mediat ishin marrë kaq shumë me gjasme “sherrin” e tyre. Kujtojmë që nuk është hera e parë që reperët e Kosovës dhe Shqipërisë konfliktohen me njëri-tjetrin, por nisur nga këto situata, mund ta mendojmë lehtësisht se ata bëjnë sikur në disa raste, thjesht për të shkaktuar zhurmë e për të marrë më shumë vëmendje.

Capital T është këngëtar shumë i njohur. I njohur si Capital T, ai kreu shkollën e mesme pranë gjimnazit “Sami Frashëri“ në Prishtinë. Dashuria për muzikën i lindi si duket me ndihmën e dajës së tij, Besnikut, ose siç njihet ndryshe me emrin 2po2, me të cilin ka pasur bashkëpunimin e tij të parë si këngëtar profesionist.

Një djalosh i ri, i pashëm dhe shumë i suksesshëm, me siguri ka vjedhur zemrat e shumë femrave, por reperi kosovar nuk ka dashur të flasë për këtë, gjithmonë duke aluduar në faktin se është jeta e tij private. Si një nga këngëtarët më të njohur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët më prodhues të saj, Capital T mund të themi që nuk ka lënë vit e as muaj pa sjellë ndonjë këngë apo klip të ri, duke i shndërruar gjithmonë në hite të padiskutueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu